Cavani shkruan historinë te PSG, askush si ai
Cavani shkruan historinë me PSG-në, askush si ai

Edi Cavani po shkruan historinë te PSG-ja.

Sulmuesi uruguaian, me golin kundër Bordeaux, ka kapur shifrën e 200 finalizimeve me fanellën e Paris Saint Germain.

Ai e arriti këtë shifër besoni apo jo pas vetëm 298 paraqitje, statistika që tregojnë klasin e uruguaianit.

200 gola nuk e kishte arritur asnjëherë një futbollist me fanellën e PSG-së çka do të thotë se do të duhen vite e vite që dikush t’ia thyejë këtë rekord 33-vjeçarit.

Nga këto 200 gola, 138 i ka shënuar në Ligue 1, 30 në Champions League, 32 në Kupa të ndryshme.

187 i ka shënuar brenda zonës së portierit, 13 jashtë saj.

Cavani ishte afër transferimit te Atletico Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, por klubet nuk u pajtuan dhe lojtari qëndroi te PSG, të paktën deri në verë.
Shtuar më 24/02/2020, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori