Cavani ble shtëpi në Romë, tifozët verdhekuq ëndërrojnë
Edinson Cavani blen shtëpi në Romë. Për momentin bëhet fjalë vetëm për një investim ekonomik, megjithatë tifozët verdhekuq kanë nisur të aludojnë për diçka më tepër, që lidhet me merkaton.

Banesa e blerë nga uruguajani është në katin e tretë dhe të fundit të një pallati antik, me një sipërfaqe totale prej 450 metrash katrotë. Një investim privat në qytetin e përjetshëm, por që për momentin nuk lidhet me motive futbollistike, shkruan "Corriere dello Sport".

Është e ditur tashmë që Roma po kërkon një pykë për sezonin e ardhshëm, për të mbushur hapësirat që do të krijojë largimi i Mattia Destros.

Do të ishte e vështirë të besojë se "Il Matador" do të braktiste Paris Saint Germmain, që pagoi për kartonin e tij rreth 60 milionë euro, por duke marrë në konsideratë marrëdhëniet e krisura me drejtuesit e kampionëve të Francës, ëndrra e tifozëve në një të ardhme ndoshta jo shumë të largët mund të bëhet realitet. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori