"Cavani, City ose Real"
"Edinson është në tratativa vetëm me Manchester City dhe Real". Këto nuk janë fjalët e agjentit të tij të Edinson Cavanit por të nënës së tij Berta. Në një intervistë për Radio Arapey të Montevideos, nëna e bomberit uruguajan të Napolit ka përjashtuar Chelsea-n si mundësi.

"Pas 15-20 ditësh do të mësojmë gjithçka. Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis ka folur edhe për Chelsea-n si mundësi, por për momentin nuk ka asgjë konkrete", ka thënë nëna e Cavanit.

Në fund ajo është shprehur se Napoli do të jetë gjithmonë në zemrën e djalit të saj: "Ai e dashuron Napolin dhe në rast se do të largohet nuk do ta harrojë kurrë dashurinë dhe mbështetjen e njerëzve". /albeu.com/


Shtuar më 13/06/2013, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori