Cavani dëshiron kalimin te gjigandët e La Liga
Edinson Cavani thuhet se i ka bërë me dije Paris Saint-Germianit se dëshiron të largohet qysh në afatin e janarit.

Sipas L’Equipes, sulmuesi uruguaian nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet në skuadër, sidomos me transferimin e Mauro Icardin në këtë verë.

Skuadra spanjolle dëshiron ta largojë Diego Costan, pasi edhe ky i fundit nuk është i lumtur me pagën aktuale e që mund të përfundojë në Kinë.

Cavani është i gatshëm që të kalojë te Los Cholchoneros, mirëpo duhet të pajtohet që ta ulë pagën që e merr të parisienët.

Uruguaiani është duke bërë presion që të largohet në janar, në mënyrë që të ambientohet sa më shpejtë te Atletico.

Shtuar më 16/10/2019, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori