Cavani gati ti thotë "po" Realit
Edinson Cavani te Real Madrid. Një hipotezë që mund të konkretizohet verën e ardhshme. Lajmi raportohet nga e përditshmja sportive katalanase "Sport". Klubi i Florentino Perez po punon prej muajsh në këtë pistë, ndërkohë që ditët e fundit "Los Blancos" janë takuar në Madrid edhe me agjentin e uruguajanit, Pierpaolo Triulzi.

Mbetet për tu kaluar klauzola e Napolit prej 63 milionë eurosh, ndërkohë Real Madrid ka prezantuar një ofertë prej 50 milionë eurosh por që mund të jetë e pranueshme duke parë dëshirën e Cavanit për tu transferuar në "Santiago Bernabeu".

Por më parë madrilenët duhet të mposhtin konkurencën e fortë të PSG, e cila disa orë më parë ofroi 63 milionë euro për "El Matador". /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2013, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori