Cavani heq dorë nga Seria A, Premierliga destinacioni i ardhshëm
Edinson Cavani mund të transferohet në Premier League sezonin e ardhshëm. Sipas "calciomercato", dy ekipet e Manchesterit dhe Chelsea janë vënë në gjurmët e sulmuesit uruguajan, ndërkohë që në listë është edhe Napoli, ish-skuadra e tij.

Cavani ka ende edhe një vit kontratë me skuadrën e PSG-së, por me shumë gjasa ai do të largohet në fund të sezonit. Edhe pse është përfolur për një rikthim në Serinë A, duket se vetën futbollisti kërkon të transferohet në Premier.

Chelsea ka një vit që ka tentuar të sjellë sulmueisn uruguajan në Londër, por ka dështuar gjithnjë. Ndërkohë që, kohët e fundit po interesohen edhe dy ekipet e Manchesterit. Cavani nuk ka luajtur asnjëherë në Angli, ndaj është i tërhequr nga ideja që të provojë një aventurë të re. /albeu.com/

Shtuar më 29/04/2019, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori