Cavani i thotë “po” Chelseat dhe Mourinhos
Edinson Cavani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje. "El Matador" do të përfitojë një pagë prej 8,5 milionë eurosh në sezon në një kontratë pesë-vjecare, gjithnjë nëse blutë e Londërs arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe me Napolin. Pikërisht edhe për këtë arsye sulmuesi uruguajan dëshiron të flasë ballë për ballë me presidentin De Laurentiis sapo të kthehet nga Brazili për ta bindur që të ulë pretendimet lidhur me klauzolën prej 63 milionë eurosh të prishjes së kontratës. Jo Real Madrid pra ku mendohet se do të shkojë bashkombasi i tij Luis Suarez.

Lamtumira e Cavanit nga Napoli është dicka pothuajse e sigurtë pavarësisht presionit të Benitez dhe grushtit të fortë të De Laurentiis. Klima përreth Cavanit në qytet nuk është shumë e qetë dhe gjatë kësaj është arritur edhe marrëveshja që sulmuesi uruaguajan të luajë në Londër në pesë vitet e ardhshme nën urdhërat e Jose Mourinho.

Një paga stratosferike e premtuar që gjithsesi mbetet e bllokuar deri në "po-në" e presidentit axurr. Dëshira për të mos lëvizur asnjë centimetër nga kërkesa 63 milion euro është ngulitur në kokën e De Laurentiis. Vetëm Ramires përfaqëson një figurë të vlefshme për të përfshirë në këtë çështje, por këtu është Chelsea ai që nuk dëshiron të negocjojë.

I takon vetë Cavanit tani të provojë të bindë presidentin e tij që të ulë çmimin nga 63 milion në 50 që janë vënë në dispozicion nga Roman Abramovich. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2013, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori