Cavani kërkohet nga Simeone te Atletico Madrid
Burimet për "France Football" bëjnë me dije se këtë verë sulmuesi Edinson Cavani mund të largohet nga "Parc des Princes".

Kontrata e 31-vjeçarit skadon në verën e vitit 2020 dhe në ndjekje të sulmuesit janë Atletiko e Madridit, Çelsi edhe ish-ekipi tij, Napoli.

Ekipi i Simeones duket se është në krye për shërbimet se sulmuesit të Parisit, ndjekur nga Napoli.

Ndërkohë dhe vet Ançeloti e mirëpret një rikthim të bujshëm në “San Paolo’’ të ashtuquajturit “El Matador”. Pritet të shihet dëshira e lojtarit, por edhe shuma ekonomike që klubi aktual i tij do të kërkojë për të. /albeu.com/

Shtuar më 11/12/2018, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori