Cavani me shokë nuk ndalen, PSG shkatërron në shtëpi Rennes (VIDEO)
PSG ka marrë fitore të rëndësishme sonte ndaj Rennes me rezultatin 4-1 në "Parc des Princes".

Pjesa e parë ishte një pjesë e baraspeshuar për të dyja skuadrat. Të parët që erdhën në epërsi ishin vendasit, me golin e Edinson Cavanit me kokë, i cili erdhi pas një superkrosimi nga ana e majtë e Angel Di Marias në minutën e shtatë.

Pas shënimit të golit PSG nuk ishin në element dhe mysafirët arritën që më shpesh të shkonin drejt portës se Buffon.

Kështu, goli i barazimit vjen në minutën e 28' ku barazon Mbaye Niang.

Di Maria rikthen epërsinë në minutën e 60', ndërsa golin e tretë e shënon Mbappe në minutën e 66'.

Cavani shënon golin e dytë personal në këtë ndeshje në minutën e 71.

Pas k♪7saj fitoreje PSG renditet në vendin e parë me 56 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2019, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori