Edinson Cavani mezi
pret të rikthehet te Napolu. Paris Saint Germain dhe skuadra e Rafa Benitez do të ndeshen të hënën në një ndeshje miqësore. "Është diçka shumë e bukur. Kam shumë dëshirë të shkoj dhe të shikoj qytetin ku kam përjetuar
momente shumë të bukura, të
rikthehem në atë stadium", ka thënë uruguajani për "Sky Sport".
PRITJA - Çfarë pritje
pret nga tifozët? "Besoj se futbolli shpeshherë nuk ka kujtesë, por besoj gjithashtu se tifozi i vërtetë, ai që ka përjetuar
momente speciale me skuadrën, do të rinjoh diçka. Në futboll duhet mbështetur gjithçka".
EMOCIONE - Mund të dalë edhe ndonjë lot? "Nuk i dihet kurrë, emocionet kur vijnë vijnë papritur, kështu që nuk e
pret. Ajo që ndjej sot është se për mua do të jetë shumë e lehtë të
rikthehem në atë qytet, më pas të shohim". /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014,
ora 11:38