Pavarësisht krisjes me presidencën e klubit të
Atleticos së
Madridit gjatë muajit
janar, Edinson
Cavani duket se vijon të preferojë transferimin në kryeqytetin spanjoll dhe palët kanë rinisur sërish negociatat.
Kështu njoftojnë mediat spanjolle, sipas të cilave sulmuesi uruguaian ka biseduar gjatë me trajnerin Diego Pablo Simeone dhe i ka premtuar këtij të fundit se do të pranojë ofertën e
Atleticos për t’u transferuar atje që prej fillimit të shtatorit.
Kjo pasi
Cavani u ka premtuar drejtuesve të Paris Saint Germain se do të qëndrojë në kryeqytetin francez deri në përfundim të aventurës së tyre në Ligën e Kampionëve dhe vetëm më pas do të vendosë vetë për të ardhme, duke qenë se i ka skaduar kontrata.
Sulmuesi uruguaian ndiqet edhe nga Interi, por ashtu siç e tha edhe drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio,
Cavani nuk është ende një mundësi e artë, duke qenë se përfiton një pagë mjaft të lartë dhe milanezët nuk duan të investojnë te një futbollist 33-vjeçar.
Kujtojmë që
Cavani ishte vetëm një hap larg transferimit te Atletico e
Madridit në
janar, por gjithçka dështoi në minutat e fundit, ndërsa presidenti i “Los Colchoneros” deklaroi se shkak për këtë ishin bërë pretendimet e familjarëve të sulmuesit, për një bonus para firmës.
Shtuar më 07/06/2020,
ora 14:38