Cavani shuan zjarrin: Neymar? Gjëra që ndodhin
Edinson Cavani pas atij episodi aq shumë të përfolur e mediatizuar mes uruguajanit dhe brazilianit Neymar, mbi momentin e gjuajtjes së penalltisë në sfidën me Lion, sulmuesi i Paris Saint Germain deklaron se tashmë klima është e qetë dhe mes tyre nuk ka më tension.

"Janë gjëra që ndodhin në futboll. Bëhet fjalë për episode, që më pas marrin përmasa të tjera nga media, që i fryn e i zmadhon ato. Sidoqoftë e rëndësishme është që gjithshka të sqarohet në dhomat e zhveshjes.” tha sulmuesi uruguajan.

Ish bomberi i Napolit duket se i ka vënë kapak kësaj historie. Gjithcka, nisi në 17 shtator në sfidën përballë Lionit, e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në vafor të PSG, ku Neymar dhe Cavani u panë duke debatuar se cili do të gjuante penalltinë. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2017, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori