Cavani shumë pranë transferimit befasues dhe emocionues
Sipas raportimeve te fundit, Edison Cavanni pritet të bëhet me skuadër të re.

33 vjeçarit i skadon kontrata me PSG-në në verë, dhe e ardhmja e tij është lidhur me skuadra si Atletico Madrid, Napoli dhe Manchester United. Por duket se Cavani, do të rikthehet në shtëpi.

Cristian Rodriguez, kapiten i Penarola, ka thënë se Cavani do të transferohet te klubi i famshëm uruguaian.

"Unë kam të drejtë të them, Cavani po vjen në Penarol. Unë e thirra dhe biseduam. Nuk do të them asgjë më shumë", ka deklaruar Rodriguez.

Para PSG, Cavani ka qenë edhe pjesë e Napolit./
Shtuar më 08/04/2020, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori