E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Cavani te Juventus, ja plani i bardhezinjëve
Një goditje e madhe për sulmin mund të mbërrijë në merkaton e verës. Juventusi ëndërron dhe tashmë ka nisur punën për të sjellë në skuadër një futbollist të klasit botëror. Emri më i lakmuar mes drejtuesve bardhezinj është ai i Edinson Cavanit.

Urugujani i ka prishur marrëdhëniet me teknikun e Paris Saint Germanin Laurent Blanc dhe ka mbetur ende i lidhur me Italinë, pas aventurës me Napolin dhe Palermon. Pa harruar që në Paris pëlqehet shumë Paul Pogba, për të cilin tekniku Massimiliano Allegri nuk e mohoi mundësinë e një largimi.

Për tu kthyer te Cavani, francezët, duke parë 26 milionët e humbur prej tij, nëse do ta shisnin për 50 milionë euro do të ishin shumë të kënaqur.

Juventusi i ofron 5 milionë euro në sezon, ndërsa te PSG ai fiton dyfishin edhe për 3 vitet e ardhshme. Por sipas "Corriere dello Sport, lojtari është i gatshëm të arrijë edhe në shifra më të ulta pasi kampionët e Italisë i ofrojnë një kontratë 5-vjeçare.
Shtuar më 15/01/2015, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori