Cavani thërret Juven
Cavani Feston
Napoli ka humbur një shans të artë për të ruajtur vendin e tretë të renditjes dhe pa Ligën e Kampioneve rrezikon që të humbasë disa prej yjeve të skuadrës. Përveç Ezequiel Lavezzit, tani edhe Edinson Cavani duket se e ka të vështirë të qëndrojë në radhët e klubit të Aurelio De Laurentiis pa pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Ofertat e shumta në drejtim të tij dhe sponsorët e mëdhenj që e duan si imazh, bëjnë që sulmuesi uruguaian të nisë të mendojë për një të ardhme larg Napolit. Nëse në Evropë në ndjekje të tij janë francezët e PSG-së, anglezët e Manchester City dhe spanjollët e Real Madrid, duket se dëshira e Kavanit është që të qëndrojë në Serinë A, dhe Juventusi është skuadra e parë në listë për të plotësuar dëshirat e 25-vjeçarit.

Në mbledhjen e së hënës në Ligën Italiane të Futbollit, Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marrota, ka pasur një takim me presidentin e Napolit, të cilit i ka kërkuar informacione për Cavanin, duke i ofruar 20 milionë euro plus gjysmën e kartonit të Sebastian Giovinco. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2012, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori