Cavani: Unë nuk luaj për para
Edinson Cavani
Sulmuesi i Napolit, uruguajani Edinson Cavani ka theksuar se paratë nuk përbëjnë motivim për të, duke mohuar kategorikisht zërat rreth largimit të tij nga klubi italian drejt një skuadre tjetër ku mund të përfitojë më tepër.

“Nuk dua të bëhem Lionel Messi. Objektivi im nuk është të luaj për para, vetëm dua të kem kujtime të mira. Kjo është gjëja më e rëndësishme” tha Cavani gjatë një interviste me të përditshmen sportive rumune "Sporturilor".

Sulmuesi i napolitanëve arriti të shënojë në miqësoren e Uruguajit përballë Rumanisë të mërkurën e shkuar, madje që në minutën e tretë të takimit. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2012, ora 18:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori