Cavani zbulon sekretin: Suarez ëndërron Realin
Pëlqej
Vazhdojnë të shtohen zërat për një transferim të mundshëm të Luis Suarez te Real Madrid në janar, pasi kjo lëvizje mbeti thjesht një tentativë gjatë verës. Njëri prej shokëve të tij në kombëtaren e Uruguajit, Edinson Cavani përforcon edhe më shumë hipotezën, duke thënë se Suarez vazhdon të ëndërrojë për bashkimin me "Los Blancos".

Sulmuesi uruguajan i Liverpool mund të shkonte te Arsenal gjatë merkatos së verës, por klubi i tij e refuzoi ofertën prej 40 milionë paundësh.

"Reali është klubi i vetëm që Suarez ka në ëndrrat e tij dhe mendoj se ia vlen të presë. Jam i sigurt që tifozët e Liverpoolit janë të lumtur që ai qëndroi, por nëse Reali nuk do të kishte patur Bale si objektiv kryesor, me shumë mundësi që gjërat do të kishin shkuar ndryshe", ka thënë sulmuesi i PSG-së.

Për Cavanin, Suarez e meriton transferimin tek gjigantët spanjollë, duke thënë se ai është sulmuesi më i kompletuar në Angli dhe një nga më të mirët në rang botëror. Ylli i Paris Saint Germain shprehu bindjen se kudo që të jetë këtë sezon, "El Pistolero" do të bëjë atë që di të bëjë më mirë, duke shënuar shumë gola.

Gjithësesi për të ardhmen e Suarez duhet pritur deri në merkaton e janarit. Transferimi në Madrid varet nga forma e sulmuesve të klubit merengues, por edhe nga pozicioni i Liverpool në Premier League, nëse do të jetë në gjendje të pretendojë për titullin. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori