Çdo ekip që dëshiron Aubemayang duhet të fokusohet tek data 26 korrik
Sipas Bild, liderët e Borussia Dortmund vendosën 26 korrikun si afatin përfundimtar për të përcaktuar të ardhmen e Pierre-Emerick Aubameyang.

Nëse agjenti i lojtarit nuk paraqet një ofertë konkrete të pranueshme më parë, sulmuesi do të mbetet në aurinegras. Borusia kërkon për 28-vjeçarin 80 milionë euro. Shumë kjo që nuk ka ardhur nga asnjë klub i i iteresaur për të, përcjell Albeu.com.

Borusia Dortmund e ka thënë fjalën e saj që Aubameyang nuk lëviz nga Dortmund pa 80 milionë euro. Ata nuk dëshirojnë ta shesin lojtarin por kjo është shuma e vetme për të cilën do të futeshin në negociata. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2017, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori