Ç'duan Klose dhe Luliç me librin e Fevzos?!
Që libri i Blendi Fevziut "Enver Hoxha" është më i shituri i viteve të fundit në Shqipëri kjo nuk do shumë mend, duke parë edhe publicitetin që i është bërë, por që ky libër të përfundonte në duart e personave që nuk ia kanë haberin rreth kësaj teme e mbi të gjitha që nuk dinë aspak shqip, kjo është me të vërtetë surprizë.

Miroslav Klose dhe Senad Luliç, dy futbollistë të Lazios janë fotografuar teksa po lexonin librin e moderatorit të Opinion, Blendi Fevziu.

Po si ka arritur ky libër në duart e dy lacialëve? Enigma nuk është aq e vështirë po të sjellësh ndërmend emrin e një prej emrave të famshem shqiptar si Lorik Cana, i cili luan me Lazion. Vetë kapiteni kuqezi konfirmon se këto ditë ndonëse me pak vonesë është duke e përfunduar leximin e librit dhe se është përpjekur ti shpjegojë sado pak shokëve të skuadrës se çfarë ishte diktatura komuniste në Shqipëri dhe Enver Hoxha. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2013, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori