Ceballos i përgjigjet trajnerit të Real Betis: Jam i lumtur në Madrid (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mesfushori spanjoll, Dani Ceballos thotë se është i lumtur në Madrid me klubin Merengues.

Quique Setien, trajneri i Real Betis, para ndeshjes me Barcelonën përsëriti sërish se Dani Ceballos nuk është aspak i lumtur në Madrid dhe se Fabian Ruiz duhet ë marrë shembull 21 vjeçarin për t’u mos u larguar nga Betisi.

Fabian Ruiz është një tjetër talent që ka zgjuar interesimin e Real Madridit e Barcelonës, por trajneri Betis i ka kujtuar situatën e Ceballos, që nuk po luan shumë te Los Blancos.

Reagimi i Ceballos erdhi menjëherë. Ai përmes rrjeteve sociale, ka postuar një foto të ndeshjes së djeshme në Copa del Rey ku Reali fitoi 1-0, pasi ka shkuar; “Jam i lumtur”.

Ceballos ka bërë 16 paraqitje për Realin në të gjitha garat, duke realizuar dy gola. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori