Ceballos vendos për të ardhmen
Mesfushori spanjoll, Dani Ceballos dëshiron që e ardhmja e tij të vendoset para fillimit të sezonit të ri.

Ai dhe agjenti i tij janë duke u takuar me drejtuesit e Betis, ku do të vendosin për të ardhmen.

Lojtari është duke u kërkuar me ngulm nga Barcelona dhe Real Madrid, por, AS prej burimeve të saj tregon se ai do ta bëjë të qartë se dëshiron të transferohet në Santiago Bernabeu.

Për shërbimet e tij Real Madrid do të paguajnë 20 milionë euro, 5 milionë euro më shumë se sa është klauzola e tij. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori