Ceferin: Deri më 10 korrik do të vendosim për tifozët në stadiume
Stadiumet e boshatisura si pasojë e koronavirusit ka bërë që futbolli të duket si një tjetër sport.

Në impiante mungon entuziazmi dhe festa e zakonshme, mirëpo autoritet po punojnë që të mundësojnë rikthimin e spektatorëve brenda protokolleve për të mbrojtur shëndetin e njerëzve.

Mbi vendimin për të rikthyer tifozët, ka folur edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.


Ai shprehet se nëse do t’i shohim ndeshjet e Champions League me tifozë apo jo, ky vendim do të merret brenda datës 10 korrik.

Jemi në kontakt të ngushtë me autoritet portugeze e gjermane dhe të martën kam folur personalisht me kryeministrin portugez. Do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe së shpejti do të marrim një vendim. Me shumë mundësi para datës 10 korrik. Sigurisht, duam që tifozët të jenë prezentë, por nuk do të kompromentojmë sigurinë e njerëzve edhe pse do ishte trishtuese të mendosh të luash futboll të rëndësishëm europian me stadium të boshatisura”, u shpreh Ceferin.
Shtuar më 02/07/2020, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori