Çeferin kërcënon klubet belge me largim nga Kupat e Europës
Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) nuk e ka pritur mirë vendimin e Belgjikës për të ndërprerë kampionatin e futbollit dhe për të shpallur kampionin.

Në Belgjikë të enjten u vendos që kampionati mos të vazhdohet dhe të shpallet kampioni. Menjëherë UEFA dërgoi letër për federatat nacionale duke lënë të kuptohet se ndërprerja e kampionateve mund të kushtojë me largim të vendeve përkatëse nga garat evropiane.

Të premten për këtë çështje ka folur edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.

“Solidariteti nuk është rrugë njëkahëshe. Belgët dhe të gjithë të tjerët që mund të mendojnë njëjtë në këtë kohë, rrezikojnë pjesëmarrjen në garat evropiane në edicionin e ardhshëm”, ka thënë Çeferin për ZDF.
Shtuar më 03/04/2020, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori