Ceferin mbështet Collinan: Championsit do t'i bashkohet VAR-i
Pëlqej
Atë që pak javë më parë e konfirmoi Collina, sot e konfirmon edhe Ceferin. VAR së shpejti do të jetë pjesë e UEFA Champions League.

Championsi është si një Ferrari, nuk mund ta ngasësh menjëherë, duhen prova, dhe të gjithë duhet të kuptojnë si funksionon”. Aleksadnër Ceferin zgjedh një metaforë automobilistike për të shpjeguar se përse për Uefan është shpejt për të implementuar Varin.

"Kjo nuk do të thotë se Var nuk do të futet kurrë, një ditë do ta kemi në Champions, por nuk ka ngut. Realisht në sezonin 2019-2020 mund të kemi moviolën në fushë në Champions dhe në Europian”.

“Druhem disi për Botërorin, ku do të kemi arbitra që nuk kanë drejtuar kurrë me ndihmën e VAR. Shpresoj që të mos ndodhin skandale apo probleme. Por në një turne të vetëm është më e thjeshtë, sic është më e thjeshtë në një kampionat ku janë të gjithë arbitrat italianë, ose gjermanë. Edhe Premier League e shtyu aplikimin e VAR, dhe Championsi është ndryshe”.

Ceferin foli edhe në lidhje me vendimin e arbitrit Oliver që shkaktoi deklaratat e fortë të Gianluigi Buffon.

“Ajo që tha nuk është e drejtë, nuk duhek. Por nga këndvështrimi i atij që ka luajtur, e kuptoj kuptoj zhgënjimin e atij që humbet një ndeshje me penallti në minutën e 93, pasi ndihesh që rasti të ka ikur nga duart. Buffon në këtë aspekt mund të kuptohet”.

Mbështetje ndërkohë për Collinan, përzgjedhësin e arbitrave të Uefa-s, i cili u akuzua nga Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli.

“Fola menjëherë me Andrean dhe e di që gjithsesi veproi si xhentëlmen që është. Nuk fyeu askënd dhe nuk u tregua agresiv. Kishte të njëjtin irritim me Buffon dhe edhe pse është President nuk mund ti fshihte emocionet” përfundoi Ceferin. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2018, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori