VAR mund të futet në Ligën e Kampionëve që këtë vit. Gjithçka do të ndodh me nisjen e raundeve me eleminime.
Kjo u njoftua nga kryetari i UEFA,
Ceferin, gjatë konferencës së përbashkët me
Andrea Anjelin në Bruksel.
“Duhet të vlerësojmë 2 aspekte:, atë të arbitrazhit dhe atë teknologjike. Brenda javës do të ketë një vlerësim të përgjithshëm.” u shpreh
Ceferin.
Andrea Agnelli tha: “Po thua se kjo mund të ndodhë më parë”. Në këtë rast përgjigja e
Ceferin ishte pozitive. Të jemi të qartë, nuk ka asnjë lajm zyrtar por vetëm një konfirmim i rëndësishëm nga
Ceferin. Vitin e ardhshëm është e sigurt, por tashmë pritet që përdorimi i teknologjisë në
Champions League të vij që në raundin tjetër të këtij viti.
Shtuar më 20/11/2018,
ora 17:15