Çekët provokojnë Herolindin: Përse luan për Shqipërinë kur ke lind në Norvegji?!
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Herolind Shala, pas transferimit te Sparta e Pragës është pyetur nga mediat çeke për arsyen përse luan për Shqipërinë kur ai ka lindur në Norvegji.

Përgjigjia e Herolindit nga Drenasi ka qenë e drejtpërdrejtë:

"Prindërit e mi kanë lindur atje dhe kjo nuk harrohet. Pavarësisht se kam lindur në Norvegji, unë jam patriot dhe sapo mu dha mundësia për t’i dhënë diçka vendit tim, nuk hezitova.

Të luash për vendin tënd është gjëja më e bukur dhe për këtë vendim nuk do pendohem kurrë”, ka deklaruar Shala duke ia mbyllur gojën gazetarit që e provokoi. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 23:03
Arsim Bytyqi
e Hënë 12 Janar 2015, Ora 13:47
Hallall te qoft ishalla te prinë e mbara dhe ke Suksese...
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori