Çekia në çerekfinale (VIDEO-FOTO)
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Çekia ka mposhtur me rezultat 1-0 përfaqësuesen e Polonisë me golin e Jiracek. Me këtë fitore, Çekia merr kreun e Grupit A ndërsa Greqia rënditet e dyta.


90+4' - Mbyllet ndeshja. Çekia e para e Grupit A dhe Greqia e dyta.

90+' - Katër minuta shtesë. E para përfundon.

90' - Luhet minuta e fundit. Çekia 1-0 Polonia.


87' - Nervozizëm te polakët, të cilët reagojnë për humbjen e kohsë nga çekët.

86' - Pranë golit Polonia me Wasilewski por shpëton për mrekulli porta çeke.

85' - Me rezultatet e kësaj minute: Çekia e para e Grupit A dhe Greqia e dyta. Rusia dhe Polonia jashtë Euro 2012.

83' - Largohet autori i golit Jiracek, heroi i Çekisë. Në fushë Rajtoral.

80' - Edhe 10 minuta nga fundi i ndeshjes. Çekia 1-0 Polonia. Çekët me një këmbë në çerekfinale.

78' - Sërish panik në zonën polake. Çekia pranë golit të dytë.

75' - Më pak se 15 minuta nga fundi i ndeshjes. Çekia shumë pranë kalimit në çerekfinale.

74' - Vijojnë të jenë çekët ata që kontrollojnë lojën. Polonia nuk po arrin të marrë edne veten.

72' - Jiraçek kalon Çekinë në avantazh. Çekia 1-0 Polonia.

70' - Edhe 20 minuta lojë. Rezultati vijon të jetë Çekia 0-0 Polonia.

68' - Tjetër kërcënim i portës polake. Pret sërish Tyton.

67' - Polonia inekzistente në fushën e lojës. Prej 20 minutash loja kontrollohet nga Çekia.

65' - Pranë golit Çekia. Bën mrekullinë portieri Tyton. Pritje shpëtimtare.

64' - Vijojnë të sulmojnë çekët, Polonia nuk po mund të dalë në lojën e saj. Edhe tifozët të pakënaqur nga futbollsitët e tyre.

60' - Edhe 30 minuta lojë nga fundi i ndeshjes, Çekia 0-0 Polonia. Ndeshje me shumë ndërprerje.

57' - Loja është prej disa minutash në këmbët e çekëve dhe një barazim do ti çontenë çerekfinale.

54' - Rast i mirë për Çekinë por gabon në finalizim Limbersky.

53' - Pjesa e dytë ka nisur më mirë për Çekinë, e cila duket më e qetë dhe e qartë në lojën e saj.

50' - Minuta e 50-të, këmbëngulin në sulm çekët, Polonia duket më nervoze.

48' - Kujtojmë që Polonia për tu kaulifikuar në çerekfinale duhet patjetër të fitojë sonte, ndërsa barazimi çon çekët në fazën tjetër.

46' - Ka filluar pjesa e dytë. Pjesa e parë e mbyllur 0-0 ndërkohë në ndeshjen tjetër rë këtij grupi Greqia po fiton 1-0 ndaj Rusisë me gol të Karagounis.

45' - Përfundon pjesa e parë. Çekia 0-0 Polonia

44' - Goditje këndi për Çekinë, krosim në zonë por largon mbrojtja polake.

41' - Pranë golit Çekia me Pilar por pret portieri Tyton.

40' - Edhe 5 minuta nga pjesa e parë, Çekia 0-0 Polonia dhe Greqia 0-0 Rusia.

39' - Më të rrezikshëm çekët në këto minuta të fundit të pjesës së parë, ndërsa polakët mundohen të rrezikojnë me anë të kundërsulmit.

37' - Rrezikon Çekia por i vëmëndshëm portieri polak.

33' - Lojë e ka humbur disi ritmin e minutave të parë, kjo e ndikuar edhe nga kushtet atmosferike.

31' - Më pak se 15 minuta nga fundi i pjesës së parë. Çekia 0-0 Polonia me rreshjet e shiut që e kanë rënduar fushën e stadiumit Miejski.

29' - Rreshjet e shiut janë shtuar shumë dhe shpresojmë që mos të ketë probleme për mbarëvajtjen e ndeshjes. Ka edhe vetëtima gjithashtu.

28' - Edhe në sfidën tjetër të Grupit A, Greqia 0-0 Rusia.

27' - Loja është e bukur. Ka ritëm dhe shumë raste për Poloninë por ende asnjë rrezik për portën polake.

25' - Përfundojnë 25 minuta lojë me vendasit më këmbëngulës dhe me çekët të kujdesshëm por ende asnjë gol. Çeki 0-0 Poloni.

22' - Karton i verdhë për Murawski.

22' - Goditje e bukur e polakëve por shpëtimtar Petr Cech.

20' - Po përfundon minuta e 20-të, ndeshja ende e pazhbllokuar dhe me rreshjet e shiut që shtohen.

18' - Në të dy ndeshjet rezultati vijon të jetë i bardhë, Çekia 0-0 Polonai dhe Greqia 0-0 Rusia.

15' - Janë duke shpërdoruar shumë raste polakët, të cilët nxitohen në finalizim.

13' - Sërish rrezik në portën çeke por polakët nuk shënjestrojnë dot portën e Çech.

12' - Karton i parë i ndeshjes për Libersky të Çekisë.

10' - Dhjetë minuta lojë, Polonia humb rastin më të pastër për gol me anë të yllit të tyre Robert Lewandowski.

8' - Pranë golit Polonia, ndërhyn në kohë Petr Cech.

6' - Goditje dënimi për vendasit në hyrje të zonës çeke.

4' - Rast ideal për Çekinë për të gjetur golin por gabon Pilar.

2' - E kanë nisur menjëherë në sulm polakët, të cilët fitojnë një goditje dënimi me Lewandowskin. Pranë golit Polonia me një super rrofeshatë të Duka.

1' - Starton sfida. Topin e parë e luajnë polakët, ndërsa kujtojmë se arbitër i ndeshjes është skocezi Craig Thomson.

Polonia do të kërkojë fitoren pasi është mënyra e vetme për të shkuar në çerekfinale, ndërsa çekëve u mjafton edhe një barazim.

Momentalisht është duke rënë shi në Poloni dhe urojmë që moti të mos jetë pengesë për zhvillimin normal të ndeshjes.

Ekipet zbresin në fushën e stadiumit Miejski në Wroclaw ku dhe po luhen hymnet kombëtare të të dy shteteve. Por duhet theksuar se edhe interesi i shikuesve është maksimal.


Të nderuar miq të Portalit Albeu. Mirësevini në komentin Live të ndeshjes së Grupit A të Euro 2012, Republika Çeke-Poloni. Ndeshja e cila do të jetë vendimtare për çerekfinalistet e këtij grupi.

Paralel me këtë sfidë luhet edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Greqisë dhe Rusisë, rreth të cilës do t'ju mbajmë të informuar minutë pas minute.

Fillimisht ju njohim me formacionet:


REPUBLIKA ÇEKE: (4-2-3-1) Cech; Selassie; Sivok; Kadlec; Limbersky; Hubschamn; Plasil; Jiracek; Kolar; Pilar; Baros. Tr. M.Bilek

POLONIA: (4-2-3-1) Szczesny; Piszczek; Wasilewski; Perquis; Boenisch; Dudka; Polanski; Blaszczykowski; Murawski; Obraniak; Lewandowski. Tr. F.Smuda

ARBITËR: Craig Thomson (SKOCI)

STADIUMI: Miejski (WROCLAW)
Çeki 1-0 Poloni

Çeki 1-0 Poloni
Shtuar më 16/06/2012, ora 22:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Get Adobe Flash player