Çekia shpallet kampione bote në Gjermani 2006, por vetëm në lojrat me kompjuter!
Albeu.com
Kompania angleze Elektronik Arts ka prodhuar një lojë eletronike, të quajtur Fifa World Cup Gjermani 2006. Në cerekfinale kanë dalë Argjentina, Brazili, Franca, Gjermania, Meksika, Cekia, Suedia dhe Kosta Rika.Republika Çeke do të shpallet kampione e botës në Gjermani 2006. Kur kanë mbetur edhe disa orë nga fillimi i kompeticionit më të madh futbollistik në botë, kompanitë e lojrave elektronike e kanë gjetur se cili do të jetë ekipi kampion. Kompania angleze Elektronik Arts ka prodhuar një lojë eletronike, të quajtur Fifa World Cup Gjermani 2006. Në cerekfinale kanë dalë Argjentina, Brazili, Franca, Gjermania, Meksika, Cekia, Suedia dhe Kosta Rika.Pas përballjeve mes këtyre 8 skuadrave janë përcaktuar dhe ekipet gjysmëfinaliste, Argjentina, Brazili, Gjermani dhe Cekia. Edhe pse shihet si favoriti kryesor i këtij turneu, Brazili wshtw mundur ne finale 2-1 nga Cekia. sipas kesaj loje këpucën e artë e ka fituar sulmuesi i Cekise Baros me 6 gola. Ndërsa fituesi i topit të artë që jepet për futbollistin më të mirë të turneut i ka shkuar cekut tjetër Pavel Nedved.
E.Jano, Start
Shtuar më 08/06/2006, ora 17:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori