Çekiçi i bën dëm ekipit, dështon të shënojë në Turqi edhe nga 11-metërshi (VIDEO)
Endri Çekiçi ka luajtur nga minuta e parë në Turqi për ekipin e Ankaragucu, ndërsa u zhvillua transferta kundër Gotzepe.

Përballja ka përfunduar në shifrat 3-1 dhe jo pak është dëshpëruar edhe futbollisti shqiptar.

Jo vetëm për shkakun se kjo humbje vazhdon që ta lërë Ankaragucu në vendin e fundit, por edhe për arsyen se kishte mundësinë që të ndryshonte fatin e takimit.

Kur ndeshja ishte në shifrat 1-0, Endri Çekiçi ka fituar një penallti në minutën e 28.

Por ekzekutimi i tij ishte tërësisht për t’u harruar pasi topi përfundoi jashtë stadiumit.
Shtuar më 22/11/2020, ora 18:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori