Çekiçi tund rrjetën, pret ftesën në Kombëtare (VIDEO)


Vjon momenti fantastik i formës për Endri Çekiçin në kampionatin slloven.

Talenti shqiptar realizoi edhe në javën e 35-të të kampionat madje duke rezultuar sërish deçiziv me një gol që i dha tre pikët Olimpijas së Ljubljanës në sfidën ndaj Muras, pasi rezultati përfundimtar ishte 1-0 në favor të skuadrës se Çekiçit.

Në minutën e 59-të, pogradecari u gjend në vendin dhe në kohën e duhur për të devijuar drejt rrjetës një top të marrë në zonë. Ky ishte goli i 6-të në 7 takimet e fundit për Endri Çekiçin i cili që nga momenti që është aktivizuar rregullisht me Olimpijan e Ljubljanës ka shpërthyer me një lumë golash.

Sipas të gjitha gjasave ish-lojtari i përfaqësueses Shpresa do të grumbullohet nga kombëtarja A për dy sfidat kualifikuese ndaj Islandës dhe Moldavisë kjo edhe për faktin se trajneri Edy Reja i kushton një rëndësi të madhe kampionatit slloven, duke qenë se ka lindur në Slloveni dhe babai i tij është nga ky shtet.
Shtuar më 23/05/2019, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori