Celsi ne gjurmet e Marek Hamsik
Albeu.com
Sipas të përditshmes britanike “Times”, skuadra londineze është gati t’i ofrojë Napolit rreth 20 milion euro, psër të siguruar shërbimet e mesfushorit sllovak. Hamsik është mesfushori sulmues me cilësi që kërkon Karlo Ançeloti për të ...... kompletuar organikën e ekipit të tij, aq më tepër që gjatë muajit janar Mikael Esien dhe Xhon Obi Mikel do të jesnë të angazhuar me kombëtaret e tyre në Kupën e Afrikës dhe reparti i mesfushës do të reduktohet.

“Ai ka cilësi të mira fizike, të nevojshme për një mesfushor me tipare sulmuese dhe gjithashtu ka aftësi të mira për të gjetur golin”, shkruan midis të tjerash “Times”.

Mëgjithatë, gjithçka do të varet nga vendimi përfundimtar i Gjykatës Sportive, në lidhje me çështjen e transferimit të një lojtari të ri nga Lensi. Klubi anglez ka apeluar vendimin dhe me shumë mundësi do të lejohet të veprojë në merkaton e janarit.
Shtuar më 25/10/2009, ora 20:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori