Celta Vigo shkatërron Las Palmasin
Pëlqej
Celta Vigo dominoi dhe mori një fitore të thellë, 2-5, në transfertën ndaj Las Palmasit.

Ndeshja u zgjidh që në pjesën e parë, kur Celta shënoi 2 gola të shpejtë, në minutat e 16-të dhe 20-të, ndërsa nëq pjesën e dytë gjithçka ishte më e lehtë, me miqtë që shënuan edhe 3 gola të tjerë. Nga ana tjetër, Las Palmas u zgjua në minutën e 90 dhe shënoi dy gola, por më pas nuk kishte më kohë për të tjerë.

Me ndeshjen Las Palmas-Celta Vigo, u mbyll edhe java e 8-të e Primera Division, renditja e të cilës kryesohet nga Barcelona me 22 pikë, e ndjekur nga Valencia me 18 dhe Real Madrid me 17. /Albeu.com/
Shtuar më 17/10/2017, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori