Celtic-Rangers, derbi skocez për Salihin
Derbi skocez, ai mes Celtic dhe Glasgow, është ndër më të zjarrtit në Evropë dhe pa dyshim më të rrezikshmit. Një tjetër duel mes këtyre dy klubeve ka ndezur edhe Hamdi Salihi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare që po kërkon të largohet nga Rapidi i Vjenës.

Lajmin se për 27-vjeçarin shqiptar është në garë edhe Glasgow Rangers e ka bërë të ditur dje e përditshmja britanike “Evening Times”, sipas së cilës trajneri i kësaj skuadre, Ali McCoist, u ka kërkuar me emergjencë drejtuesve të klubit që të nisin bisedimet me Rapidin, në mënyrë që Salihi të veshë fanellën e Glasgow dhe rrjedhimisht kështu u bëjnë një surprizë të hidhur rivalëve të përjetshëm të Celtic.

Në fakt, Rangers është në kërkim të një sulmuesi që është i aftë të finalizojë mirë para portës dhe ideja e “armiqve” të Celtic për të marrë një bomber si Salihi me një çmim tejet të leverdishëm, i ka joshur edhe drejtuesit e Rangers.

Ndërsa, tranjeri i Vllaznisë dhe ish-lojtar i Celtic Glasgow, Rudi Vata i ka bërë thirrje drejtuesve të bardhjeshilëve të blejnë me patjetër sulmuesin shkodran Hamdi Salihi.

Kush do e fitojë derbin e merkatos për Salihin kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2012, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori