Cerci, "dhurata" e Berlusconit; Torino nuk e grumbullon
Pëlqej
Silvio Berlusconi pritet të vizitojë sot Milanello për të sjellë lajme të mira për teknikun e tij. Presidenti kuqezi flitet se do ti përcjellë Inzaghit blerjen e Alessio Cercit, dëshirë e madhe e teknikut të ri.

Urbano Cairo dhe Adriano Galliani pritet të takohen sërish sot: Milan ofron 10 milionë euro, por sipas "Corriere dello Sport", në tratativa mund të futet edhe Antonio Nocerino (Atletico Madrid ofroi 14 milionë plus bonuse).

Lajmi i mirë për Milanin është edhe fakti që tekniku i Torinos Ventura nuk e ka grumbulluar për ndeshjen Play-Off në Europa League. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori