Cerci ose Konoplyanka për Mancinin, Lavezzi ëndrra për Champions (FOTO LAJM)

Ezequiel Lavezzi - PSG
Sapo erdhi në krye të Interit Roberto Mancini hodhi sytë nga merkatoja e janarit në mënyrë që të përforcojë skuadrën për fazën e dytë të sezonit. Zikaltërve iu duhet një top-player, ndryshe ky sezon mund të quhet i dështuar që tani.

Këtë gjë Mancini ia tha edhe presidentit Erick Thohir gjatë takimit të fundit dhe tani pret dhuratën për të luftuar më pas për vendin e tretë që të çon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që shkruan "La Gazzetta dello Sport", Ezequiel Lavezzi, të cilit i skadon kontrata me PSG-në në qershor 2016, është dëshira më e madhe e Interit, por sipas "TuttoSport", presidenti Thohir ka hedhur sytë nga Alessio Cerci, i cili nuk po gjen hapësira te Ateltico Madrid.

Pëlqen Bakkali, por hipoteza e Evgen Konoplyanka, ukrainasi të cilit po i skadon kontrata me Dnipron dhe që të enjten do të përballet pikërisht me Interin në Europa League. /albeu.com/

Shtuar më 25/11/2014, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori