Cerezo: Griezmann e ka vetë në dorë se çfarë do të bëj
Antoine Griezmann do ta ketë vendimin përfundimtar për një kalim të mundshëm te Barcelona, ka konfirmuar presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo.

Griezmann ka kohë që është lidhur me kampionët e Spanjës, teksa Atletico besohet se ka raportuar Barcelonën te FIFA për qasje të paligjshme te lojtari në dhejtor.

“Unë e shoh atë se po bën mirë në fushë dhe jashtë fushe” tha fillimisht Cerezo.

Antoine Griezmann është lojtar i Atleticos dhe e ardhmja do të vendoset prej tij. Ideja jonë është që ai të vazhdojë këtu”.

“Ai është lojtar i madh, i cili me Messin dhe Ronaldon formësojnë treshen më të rëndësishme të futbollit në botë”.

“Ne jemi krenar që e kemi atë, kështu që do të bëjmë gjithçka për të që të vazhdojë me ne, por jo vetëm me Griezmannin, edhe me Oblakin e të gjithë të tjerë”, u shpreh Cerezo për Marca. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori