Cesc Fabregas, ka këmbëngulur se
Arsenali duhet që të ketë qëndrueshmëri të madhe në mënyrë që të fitojë Premier Leaguen këtë sezon.
Momentalisht
Arsenali është në
krye të tabelës më dy pikë më shumë se Manchester City dhe Chelsea me 14 ndeshje të mbetura.
Cesc beson se tani është momenti që
Arsenali të vazhdojë formën e lartë.
“Unë shikoj secilën ndeshje të Arsenalit. Unë jam i lumtur për atë se si po luajnë, me të vërtet janë të fortë dhe janë në
krye të kampionatit”.
“Nuk mund të them nëse ata do ta fitojnë titullin, pasi do të ishte fantastike. Ata duhet të jenë të qëndrueshëm nga tani e deri në fund të sezonit”, u shpreh
Cesc.
Shtuar më 07/02/2014,
ora 11:51