Cesc: Dua ta mbyll karrierën te Barça
Ndërsa te Real Madrid është hapur çështja "Ronaldo", te Barcelona janë shfaqur probleme me Cesc Fabregas. Mesfushori katalanas së fundmi është vënë në qendër të kritikave për rendimentin e tij jo të mirë në ndeshjet e para të këtij sezoni, duke bërë që të hidhet edhe hipoteza e largimit të tij nga Barcelona.

Megjithatë 25 vjeçari nuk ngurroi të përgënjeshtrojë të gjitha zërat duke theksuar se asgjë nga çfarë thuhet në median spanjolle nuk është evërtetë.

"Kjo situatë është tejmase e ekzagjeruar. Dikush sajon lajmin se në drejtimin tim vijnë fërshëllimat e tifozëve dhe që unë nuk ndihem mirë në skuadër. Është krejtësisht e kundërta. Jam shumë mirë si në anën fizike dhe atë psikologjike. Jam te skuadra që kam dashur gjithmonë dhe jam shumë i qetë", u shpreh ish mesfushori i Arsenal.

Më pas Fabregas deklaroi se u kthye te Barcelona për të qëndruar për një kohë shumë të gjatë.

"Gjithnjë kam besuar te instiktet e mia-vijoi Fabregas-u largova nga Barcelona kur isha 16 vjec dhe kur u ktheva isha i ndërgjegjshëm për konkurrencën që do të gjeja këtu. Bëra të pamundurën për te ardhur dhe nuk e bëra për të qëndruar vetëm 1 vit. Dëshira ime është të mbyll karrierën në Camp Nou", përfundoi Cesc Fabregas. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2012, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori