Cesc, fjalë "të ëmbla" për Milanin
Cesc Fabregas nuk nënvlerëson Milanin. Në një intervistë të dhënë për gazetën "Extra Time", futbollisti katalanas ka nënvizuar vlerën e kuqezinjëve në arenën ndërkombëtare, duke mos harruar as atë të Juventus. Madje nga bardhezinjtë ish kapiteni i Arsenal ka edhe një kujtim që e bën të ndjehet shumë i lumtur.

"Vitin e shkuar ka bërë një kampionat spektakolar duke fituar me kampionë si Pirlo, Marchisio, Vidal, Buffon, Chiellini etj. Shumë prej tyre pjesë e kombëtares, të fortë dhe kompetitivë. Nga Juve kam një kujtim shumë të bukur: kam fituare ndaj tyre në vitin 2006 me Arsenal në çerekfinalet e Champions League. Ishte Juve e Capello, Ibrahimoviç dhe Vieira dhe shënova në ndeshjen e kthimit në Londër", kujton Fabregas.

Dhe në fund fjalë "të ëmbla" për Milanin: "Besoj se më të mirët mbeten po të njëjtët, ata që kanë cilësitë për të shkuar deri në finale: ne, Real, Bayern, Milan e Manchester United. Milan është gjithmonë një klub i madh. Edhe pa Ibrën dhe Thiago Silvan meritojnë respekt, admirim pasi kanë traditën me vete që i pëlqen shumë tifozëve", përfundoi Cesc Fabregas. /albeu.com/



Shtuar më 26/09/2012, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori