Cesc, Henry e Drogba shijojnë sfidën e NBA në Londër (FOTO LAJM)

Yjet të botës së sportit dhe spektaklit ishin të pranishëm në ndeshjen e NBA mes New York Knicks dhe Milwaukee Bucks, të zhvilluar në "02 Arena" të Londrës.

Sipas asaj që shkruan "Daily Mail", rreth 60 futbollistë të Premier League ishin të pranishëm në këtë sfidë, por atab që ranë në sy ishin Cesc Fabregas, Didier Drogba, Thierry Henry, Jack Wilshere apo Oxlade-Chamberlain.

Henry, i cili e kishte shijuar më parë atmosferën e NBA për shkak të karrierës në SHBA, bëri që pallati i sportit të ngrihej në këmbë kur imazhi i tih u shfaq në ekranin e madh. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori