Cesc: Morëm pikë të rëndësishme ndaj Athletic Bilbao
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, mendon se ekipi i tij arriti të marrë një pikë shumë të vlefshme në ndeshjen ndaj Athletic Bilbao.

Fabregas shënoi por Barcelona barazoi dhe e sheh Real Madridin 3 pikë larg dhe në një kohë kur madrilenët janë në super-formë. Vetëm disa orë para se të luanin katalanasit, të besuarit e Mourinjos shkatërruan Osasunën me rezultatin 7 me 1.
Por mesfushori i Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle pas ndeshjes e komentoi kështu ndeshjen në San Mames: “Ishte një ndeshje shumë e fortë dhe ne duhet të pranojmë faktin që mbetëm sërish të pamposhtur në kampionat. Jam shumë i kënaqur me golin, por gjëja që vlen më shumë është ekipi", përfundoi Cesc Fabregas. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori