Cesc: Pres shpërthimin e Ozil
Mesfushori i Barcelonës Cesc Fabregas ka thënë se Mesut Ozil do të bëhet një yll i Premier Leagues me Arsenalin. Turko-gjermani u transferua në Londër për 50 milionë euro në orët e fundit të merkatos së verës ndërsa pritet të debutojë në ndeshjen kundër Sunderland këtë të shtunë.

Fabregas, i cili u largua nga Arsenali në drejtim të Barcelonës në vitin 2011, beson se Ozil do t`i ndihmojë Gunners që të luftojnë për titull dhe ka shtuar se gjermani do t`i dënojë ekipet nëse ai nuk është në presion.

"Stili tij i lojës përshtatet me atë të Arsenalit. Është një ligë që ka shumë hapësirë dhe ai është një lojtar që me këtë hapësirë mund të vrasë kundërshtarin. E kemi parë lojën e tij në Real Madrid. Ai ka një vizion të mirë dhe do ta shijojë shumë Premier League-n", ka thënë Cesc Fabregas për "Al Primer Toque". /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori