Çështja "San Siro", ndërhyn Agnelli: Duhet një stadium i ri
Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli ka ndërhyrë në lidhje cështjen e stadiumit "San Siro" nëse duhet prishur ose jo, shkruan Albeu.com, shkruan Albeu.com.

Numri një i Juventusit ka arsyetuar duke deklaruar se duhet ti hapet rruga ndërtimit të një stadiumi modern.

"San Siro” dhe sot kur është plot është i jashtëzakonshëm, por duhet ti hapet rruga një stadiumi modern. Po ta kisha unë në dorë , do të bëja gjithçka për të pasur një impiant modern dhe krejtësisht të ri".

Megjithatë, presidenti i Juventusit do të donte një stadium për Milanin dhe një për Interin: "Unë besoj se të gjithë duan të kenë një stadium individual”, përfundoi Agnelli. /albeu.com/

Shtuar më 29/03/2019, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori