Çështja Hazard, merren vesh Reali dhe Chelsea, kjo do të jetë shumë që do të paguhet për belgun
Eden
Hazard ka vendosur të bashkohet me
Real Madrid pasi klubi spanjoll ka pranuar të paguajë 100 milionë euro plus shtesat për Chelsean.
Pas finales së Europa
League, belgu tha se është koha për lamtumirë. Në atë kohë
Real dhe
Chelsea nuk kishin rënë dakord për një çmim, por të mërkurën mbrëma ata kanë arritur marrëveshjen.
"The Guardian" njofton se të dy skuadrat janë duke përgatitur kontratat dhe në ditët në vijim pritet njoftimi zyrtar, shkruan Indeksonline.
Hazard do të largohet nga Londra pas shtatë viteve të jashtëzakonshme, duke fituar dy herë Premier Ligën, një FA Cup dhe dy tituj të Europa
League.
Ai pritet të jetë nënshkrimi i tretë i Zidane këtë verë pasi siguroi shërbimet e Militao nga Porto dhe Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt.
Shtuar më 05/06/2019,
ora 23:29