Çështja "Medel", Solskjaer akuzon Interin
Pëlqej
Ole Gunnar Solskjaer është kthyer sërish të komentojë çështjen "Medel". Mesfushori kilian prej ditësh po pret që të firmosë kontratën me Interin që ende nuk ka zyrtarizuar asgjë.

"Merkatoja ishte siç e prisja. Kur ata që donin të niseshin nuk pranuan që të firmosnin kontrata të reja, atëherë nuk ke çfarë bën. Tani duhet që të presim gjithçka", komentoi tekniku norvegjez i Cardiff City, duke iu referuar situatës së Gary Medelit.

Kontratën me kilianin Interi ende nuk e ka finalizuar, dhe për këtë fakt gjithçka ka mbetur pezull. Nga kjo situatë, si ekipi uellsian, edhe Interi janë bezdisur jo pak. /albeu.com/



Shtuar më 09/08/2014, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori