Çështja "Neymar", Bartomeu dhe Faus nuk merren të pandehur
Pëlqej
Skandali "Neymar" nuk është mbyllur ende në drejtësinë spanjolle. Në seancën e radhës, gjyqtari i çështjes Pablo Ruz ka analizuar me kujdes transferimin e brazilianit, ku për shkak të tij Sandro Rosell la postin e presidentit te Barcelona.

Prokurori Jose Perals kërkoi që në bankën e të akuzuarve të ishte presidenti aktual Josep Maria Bartomeu dhe zëvendëspresidenti i financave, Javier Faus. Por, gjyqtari i çështjes e hodhi poshtë duke e cilësuar si të kundërligjshme kërkesën.

Si përfundim dy zyrtarët nuk do të merren si të pandehur për këtë çështje.

Akuza i është bërë ish-presidentit Sandro Rosell për parregullsi të transferimit të Neymarit nga Santos te Barcelona, si dhe fshehjen e taksave. Shefi i financave Nestor Lamela është marrë si dëshmitar për të gjitha llogaritë e bëra për këtë transferim.

Krerët aktualë u kanë ardhur në ndihmë hetuesve, duke u dhënë edhe protokollin e vitit 2013. /albeu.com/



Shtuar më 12/09/2014, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori