Çështja Suarez: Fillon hetimi për Juven, rrezikon nga gjoba deri tek rënia nga Serie A
FIGC (Federata Italiane e Futbollit) ka hapur një hetim ndaj drejtuesve të Juventusit mbi provimin e gjuhës për Luis Suarez të kryer në Itali.

Prokuroria e Perugias e ka konfirmuar se Juventusi ishte aktiv në këtë ngjarje, madje edhe në nivelet më të larta institucionale, për të përshpejtuar njohjen e “shtetësisë italiane” të Luis Suarez.


Hetimi është duke vazhduar pas parregullsive të pretenduara në provimin e shtetësisë italianeLuis Suarez në shtator.


Por çfarë rrezikon Juventusi në rast se del fajtor?

SportMediaset shkruan se gjithçka sillet rreth një artikulli të kodit federal, i mbartur pas çështjes së "Passaportoli" të vitit 2001 – Neni 32, paragrafi 7.

Ish sulmuesi i Barcelonës, i cili përfundimisht u transferua në Atletico Madrid, iu nënshtrua një provimi në Universitetin e Perugias dhe dukej se do të përfundonte një transferim në Juventus.



Juventus kishte mbushur vendet e tyre për lojtarët që janë jashtë BE-së dhe sulmuesi uruguaian aplikoi për një shtetësi italiane për të shmangur rregullin.

Gjithmonë sipas të njejtëti medium, Juventusi mund të përballet me sanksione të mundshme, duke filluar nga dëmimi me gjobë, pastaj ndalimi i transferimeve në afatet kalimtare, deri te rënie nga Serie A.

Hetimi i FIGC do të vazhdojë edhe nëse Juventusi lirohet nga Prokurori i Perugias.


Zonja e Vjetër gjithmonë e ka pranuar se ata i kanë kërkuar Universitetit të Perugias informacion për një provim të mundshëm, por më pas ata e braktisën idenë për të nënshkruar me Suarezin.

Alvaro Morata u rikthye në Allianz Stadium në tetor dhe Luis Suarez plotësoi boshllëkun e lënë nga ai te Atletico Madridi.
Shtuar më 04/12/2020, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori