Çështja "Suarez", vendimi pas 10 ditësh
Pëlqej
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv mban peng edhe për disa ditë çështjen “Suarez”. Barcelona e ka çuar dënimin e sulmuesit në Gjykatën e Lausane, por ende nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me pezullimin e tij 4 mujor nga FIFA pas kafshimitGiorgio Chiellinit në shpatull. Pas 5 orëve mbledhje, nuk u mor asnjë vendim pasi një gjë e tillë do të bëhet brenda 10 ditëve të ardhshme.

Në prononcimin e tij, avokati i sulmuesit u shpreh optimist por nuk dha asnjë detaj të ri. Pala mbrojtëse, e justifikoi apelimin me faktin se ky është një dënim i rëndë dhe i pamerituar.

Sipas mediave spanjolle, vendimi mund të merret edhe pas disa ditësh por asgjë nuk mund të thuhet me saktësi. Luis Suarez u dënua me 4 muaj pezullim nga çdo aktivitet sportive, madje ai nuk lejohet të stërvitet me skuadrën apo të jetë i pranishëm në stadium pas kafshimit të mbrojtësit italian Giorgio Chiellini në ndeshjen e fundit të Grupit në Kupën e Botës. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori