Çezena e Bogdanit pa trajner
Humbja 2-0 nga Parma të dielën nuk është falur nga presidenti i Cesenas, Igor Capedelli. "Kurban" i tij ishte pikërisht tranjeri GianPaolo.

Cesena e tij nuk ka arritur ende të fitojë asnjë nga nëntë ndeshjet e luajtura deri tani në Serie A por ka shënuar tre barazime dhe gjashtë humbje, duke mbajtur vendin e fundit në rënditje, me tre pikë.

Për mikrofonat e SkySport, presidenti romanjol tha: “Ndjej nevojën e ndërhyrjes sepse nuk kemi marrë përgjigje të cilat prisnim në tri ndeshjet e fundit. Ekipit i mungon krenaria. Tani do të fillojmë kërkimin e pasardhësit", përfundoi Igor Campedelli. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori