Çfarë ka ndodhur me Aubameyang? Lacazette i dedikon golin
Pierre-Emerick Aubameyang është zhdukur dhe askush nuk e di se kur do të kthehet të stërvitet dhe të luajë me Arsenal-in.

Disa ditë më parë, sulmuesi ka udhëtuar si zakonisht me skuadrën për të luajtur në Kupëne Anglisë kundër Southampton.

Problemi është se, siç ka në bërë të ditur mediat angleze dhe trajneri Arteta, diçka e ka penguar të zbresë në fushë dhe e ka detyruar të kthehet në shtëoi.

Një mister që nuk është zbuluar akoma dhe tani ka një shqetësim të madh për shkak të reagimeve të shokëve të skuadrës. Lacazette mbi të gjithë, i cili i ka dedikuar golin e shënuar të martën në kampionat, përsëri kundër Southampton.

Misteri është thelluar akoma më shumë nga deklaratat e bëra nga trajneri Arteta pak ditë më parë: “Nëse mund të jap detaje mbi Aubameyang? Jo. Di vetëm se duhet të përballet me këtë problem personal. Të shohim si do të shkojnë gjërat”.

Shtuar më 27/01/2021, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori